www.MegaForum.net
Mire se vini ne MegaForum ..Stafi Ju Deshiron Argetim te kendshem ne vazhdim
www.MegaForum.net
Mire se vini ne MegaForum ..Stafi Ju Deshiron Argetim te kendshem ne vazhdim
www.MegaForum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Të Nderuar Vizitor/e Mirë Se Vini Në Forum. Këtu Ju Jepet Mundsija Që Të Diskutoni Për Tema Të Ndryshme Me Bashk Atëdhetar Shqiptar Kudo Që Gjinden.
 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikita

Nikita


Numri i postimeve : 5
Points : 18
Join date : 25/01/2010

Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat Empty
MesazhTitulli: Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat   Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat EmptyTue Jan 26, 2010 5:24 pm

Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave.

Bari kundër shtatzënisë i njohur si ‘Depo provera’, është një alternativë e përhapur mes grave sepse ‘Depo provera’ merret me injeksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzënisë.

Por studimi i ri paralajmëron gratë që marrin ‘Depo provera’ se ky ilaç mund të jetë i dëmshëm për kockat e tyre.

Mjekët në Universitetin e Teksasit vëzhguan për dy vjet gjendjen shëndetësore të 95 grave që merrnin ‘Depo provera’ dhe rregullisht analizuan gjendjen e kockave të tyre.

Te 50 për qind e grave në studim u vu re një rënie i konsiderueshme në dendësinë minerale në kockën e shtyllës kurrizore. Kjo humbje densiteti mund të çojë në rrezik për frakturë apo thyerje.

‘Depo provera’, gjithashtu krijon një çrregullim hormonal, që shkakton parandalimin e shtatzënisë dhe njëkohësisht dobëson strukturën e kockës.

Studime të mëparshme kanë lënë të kuptohet se shëndeti i kockave përmirësohet kur gratë ndërpresin marrjen e ‘Depo proverës’. Por kjo nuk është e sigurt, prandaj mjekët këshillojnë gratë që ta kufizojnë marrjen e ‘Depo proverës’ deri në jo më shumë se dy injeksione në dy vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.MegaForum.net :: ஜ.::Shëndeti dhe Mjekesia::..ஜ :: Shendeti & Mjekesia-
Kërce tek: