www.MegaForum.net
Mire se vini ne MegaForum ..Stafi Ju Deshiron Argetim te kendshem ne vazhdim


Të Nderuar Vizitor/e Mirë Se Vini Në Forum. Këtu Ju Jepet Mundsija Që Të Diskutoni Për Tema Të Ndryshme Me Bashk Atëdhetar Shqiptar Kudo Që Gjinden.
 
ForumGalleryKërkoLista AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikita

avatar

Numri i postimeve : 5
Points : 18
Join date : 25/01/2010

MesazhTitulli: Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat   Tue Jan 26, 2010 5:24 pm

Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave.

Bari kundër shtatzënisë i njohur si ‘Depo provera’, është një alternativë e përhapur mes grave sepse ‘Depo provera’ merret me injeksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzënisë.

Por studimi i ri paralajmëron gratë që marrin ‘Depo provera’ se ky ilaç mund të jetë i dëmshëm për kockat e tyre.

Mjekët në Universitetin e Teksasit vëzhguan për dy vjet gjendjen shëndetësore të 95 grave që merrnin ‘Depo provera’ dhe rregullisht analizuan gjendjen e kockave të tyre.

Te 50 për qind e grave në studim u vu re një rënie i konsiderueshme në dendësinë minerale në kockën e shtyllës kurrizore. Kjo humbje densiteti mund të çojë në rrezik për frakturë apo thyerje.

‘Depo provera’, gjithashtu krijon një çrregullim hormonal, që shkakton parandalimin e shtatzënisë dhe njëkohësisht dobëson strukturën e kockës.

Studime të mëparshme kanë lënë të kuptohet se shëndeti i kockave përmirësohet kur gratë ndërpresin marrjen e ‘Depo proverës’. Por kjo nuk është e sigurt, prandaj mjekët këshillojnë gratë që ta kufizojnë marrjen e ‘Depo proverës’ deri në jo më shumë se dy injeksione në dy vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nafi Çegrani: Demant kundër ''komentit'' të një spiuni të fshehur
» Gaztori Erion Veliaj, gëlbaza shpifëse e Edi Ramës kundër të majtës shqiptare
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Të gjitha veprimet e kundërligjshme të Xhabir Zharkut
» Propagandë naive dhe e pështirë kundër festës së Vitit të Ri (VIDEO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.MegaForum.net :: ஜ.::Shëndeti dhe Mjekesia::..ஜ :: Shendeti & Mjekesia-
Kërce tek: